Nëse operoni një kompani Rent a Car në Kosovë ose Shqipëri, regjistrimi në platformën tonë është i thjeshtë dhe i shpejtë. Ndiqni këto hapa:
-
Klikoni në Linkun: Shkoni në 1000rent.com.
-
Regjistrohu si Kompani: Pasi të hapet faqja, zgjidhni opsionin "Regjistrohu si Kompani". Plotësoni të dhënat e kërkuara:
- Emri
- Mbiemri
- Emri i Biznesit
- Telefoni
- Email-i
- Fjalëkalimi
-
Pranoni Kushtet: Sigurohuni që të pranoni Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë për të vazhduar me regjistrimin.
-
Verifikoni Email-in: Pas regjistrimit, kontrolloni email-in tuaj për të verifikuar llogarinë. Nëse nuk e gjeni, mund të kërkoni një link të ri për verifikim.
-
Plotësoni Profilin Tuaj: Pasi të verifikoni email-in, do t'ju shfaqet Profili Juaj. Plotësoni të gjitha fushat e nevojshme, duke përfshirë:
- Numri Personal
- Adresa
- Lokacioni
- Pas plotësimit, sigurohuni të ruani ndryshimet.
-
Hapi i Verifikimit: Verifikoni Numrin e Telefonit dhe ngarkoni fotot e Letërnjoftimit nga të dyja anët për të konfirmuar identitetin tuaj.
-
Eksploroni Opsionet: Pas përfundimit të verifikimit, do t'ju shfaqen të gjitha opsionet në platformë. Nga menuja "Planet e Mia", mund të zgjidhni ofertat që dëshironi dhe të postoni makinat tuaja për qira.
Mundësi Shtesë
-
Fshini ose Përditësoni Veturat: Ju keni mundësinë të fshini ose përditësoni informacionin e veturave të tjera që keni në platformë.
-
Rikthim i Veturave: Mund të riktheni veturat, përveç rasteve kur vendosni t’i fshini ato në mënyrë të përhershme.
-
Postoni Veturat pa Publikim: Ju keni mundësinë të postoni veturat, por pa i bërë ato publike derisa të jeni gati.
-
Kujtesë për Skadimin: Një muaj para skadimit të regjistrimit të veturës, do të merrni një alarm për t'ju kujtuar të rinovoni regjistrimin.