Si të Regjistroheni si Kompani Rent a Car në 1000rent.com

Nëse operoni një kompani Rent a Car në Kosovë ose Shqipëri, regjistrimi në platformën tonë është i thjeshtë dhe i shpejtë. Ndiqni këto hapa:

  1. Klikoni në Linkun: Shkoni në 1000rent.com.

  2. Regjistrohu si Kompani: Pasi të hapet faqja, zgjidhni opsionin "Regjistrohu si Kompani". Plotësoni të dhënat e kërkuara:

    • Emri
    • Mbiemri
    • Emri i Biznesit
    • Telefoni
    • Email-i
    • Fjalëkalimi
  3. Pranoni Kushtet: Sigurohuni që të pranoni Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë për të vazhduar me regjistrimin.

  4. Verifikoni Email-in: Pas regjistrimit, kontrolloni email-in tuaj për të verifikuar llogarinë. Nëse nuk e gjeni, mund të kërkoni një link të ri për verifikim.

  5. Plotësoni Profilin Tuaj: Pasi të verifikoni email-in, do t'ju shfaqet Profili Juaj. Plotësoni të gjitha fushat e nevojshme, duke përfshirë:

    • Numri Personal
    • Adresa
    • Lokacioni
    • Pas plotësimit, sigurohuni të ruani ndryshimet.
  6. Hapi i Verifikimit: Verifikoni Numrin e Telefonit dhe ngarkoni fotot e Letërnjoftimit nga të dyja anët për të konfirmuar identitetin tuaj.

  7. Eksploroni Opsionet: Pas përfundimit të verifikimit, do t'ju shfaqen të gjitha opsionet në platformë. Nga menuja "Planet e Mia", mund të zgjidhni ofertat që dëshironi dhe të postoni makinat tuaja për qira.

Mundësi Shtesë

  • Fshini ose Përditësoni Veturat: Ju keni mundësinë të fshini ose përditësoni informacionin e veturave të tjera që keni në platformë.

  • Rikthim i Veturave: Mund të riktheni veturat, përveç rasteve kur vendosni t’i fshini ato në mënyrë të përhershme.

  • Postoni Veturat pa Publikim: Ju keni mundësinë të postoni veturat, por pa i bërë ato publike derisa të jeni gati.

  • Kujtesë për Skadimin: Një muaj para skadimit të regjistrimit të veturës, do të merrni një alarm për t'ju kujtuar të rinovoni regjistrimin.